RUBIN

Nëse dashuria ime për ty është e pakufijshme,
Këtë, largësia na e mundëson.
Ne mbetemi dy brigje të etur në pritje.
Qiellorë, të netëve në zhuritje.
Kujtimet ujitim si farat e një luleje.
Duke jetuar përsëri bukurinë.
Kam vite që gjumë s’ vë qepallash.
Se, nata më rrëndon shpirtin.
Dita, më bëhet rubin i kuq.
Kur ti si flutur i përkëdhelesh
lëkurës së brishtë,
E si medaljon, më qëndron në gushë.