Rudi Berisha-Kam një mall për Shqipëri


KAM NJË MALL PËR SHQIPËRI

Sot një mall kam për Dardani

Për tokën e të parëve të mi.

Kam mall për tokën e Mëmëdheut

Për Krujën e shqipeve të Skënderbeut.

Kam mall për Korçën e bukur

Për tokën e lulëkuqeve të ujitura më gjak.

Sa ndjej mall sot për Ulqinin

Për Tiranën e lindur si një lule e bardhë.

Për Çamërinë seç ndjej shumë mall

Për atë tokë ku atje kam gjyshin në varr.

Lotët sot nga sytë mua më rrjedhin

Nga malli për tokën e tonë Preshevën.

Jam i lidhur më Shkupin e Iliridës

Më tokën e Elbasanit e te Mirditës.

Kam trupin nga dheu i tokës së Dibrës

E varrin dua në Lezhë ta kem pas vdekjes.

Ndjej mall të rënd e në shpirt tim

Për fisin tim në Shkodër më rrethin.

Seç ndjej mall për Kavajë e Berat

Atje ku gurin e kam lagur më gjak.

Në Përmet kam të shkruar një letër

Në Tivarë e kam qëndisur edhe një tjetër.

Shpirti sot me djeg për Librazhd e për Durrës

Atje ku me kanë përkundur në djep si çun.

Shpirti me digjet zjarr për Drenicën e Llapin

Atje ku lëndina u kthyen në varre të heronjve.

Po do qëndroj dhe në Dukagjin e në Devoll

Atje ku dhimbja të shuhet nga dashuri përgjithmonë.

Dua të kaloj natën në Toplicë e në Medvegjë

Atje ku nata mbyllet e mëngjesi s’di a të çel.

Ujin për shpirt dua ta pi në Ohrin tonë shqiptar

Po në Delvinë të ngriti kurorën e të mbylli një plagë.

Në Prishtinë kur të kthehem më mallin e Etnisë

Do shkruaj për Dashuri të të gjithë Shqipërisë.

Po të marrim një shqiponje nga Vlora Historike

Që në kalanë e Prizrenit të valoj flamuri kuq e zi.

Sa ndjej mall për të gjitha tokat e mia shqiptare

Nëse vdes do ndje mall e mallin e gjeni në vargje

Nëse nuk e shoh të bashkuar Shqipërinë Natyrale.

––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––

Dardani, 6 nëntor 2022

About Post Author