LAMTUMIRË O VITI I MBRAPSHTË
(Viti i mashtrimeve, dhimbjeve – 2022)
Në mes dhimbjes dhe vdekjes kemi ecur
Të frikuar qe nesër do na përqafon vdekja
Mashtrimi ka rritur pikën e madhe në kohë
E kohën na e kanë kthyer për të na sulmuar.
Mbulesën e bardhë disa neve na e bërën të zezë
Ushqimet janë rritur nga lakmia për t’u pasuruar
Terri e ka mbuluar e gjithë tokën se mungon drita
Për të gjithë njerëzit mjerim ishte jeta në këtë vit.
Lutemi për ditë me të mira dhe për pak dritë
Por çdo ditë qe po vie do vjen me keq se sot
E gjithë njerëzimi ka humbur rrugën e vlerave
Janë duke u lidh me mashtrimet e djallin të zi.
Ne do qëndrojmë të palëkundur për të ecur
Por hapat tan do mbesin të fshirë mbi këtë dhé
Po lëkunden themelet e gjithë tokës për njerëzimin
E qielli do ketë tundje e shkundje në ditët qe do vinë.
O njerëz qe keni etje për ditët e bardhësisë
Të lutemi tek i Madhi Zot për qetësi dhe paqe
Jemi duke jetuar në kohën kur qielli do errësohet
E toka do përpij fuqishëm hijet qe i ka përmbi.
Te kthehemi me shikim ne të gjithë ka dielli
Se dhe dielli do lind nga perëndimi një ditë
Do mbyllen portat për pendim të njerëzimit
Atëherë është shumë vonë të bëhemi të mirë.
Ne jetuam në mes mashtrimeve të mëdha këtë vit
Është koha t’i çelim sytë e të shikojmë me larg
Të besojmë në fuqinë e Atij qe na dhuron dritë
E mos të lidhim aleanca me vrasësit e njerëzimit.
Sa të padrejtë janë disa qe na ftojnë në shpëtim
Bëjnë padrejtësi në tokë e shumë besa çrregullim
Bukën e ndajnë në klasa e vdekjen japin dhuratë
Na ftojnë në paqe përditë e na falin vdekje në shtrat.
Disa të veshura me petkun e udhëheqjes së njerëzimit
Ca të tjerë më rroba të bardha e me duar të gjakosura
Na ftojnë neve në vallen qe të jetojmë pakë ditë më gjatë
Në kuzhinat e djallit po përgatitet vdekjen e njerëzimit.
E gjithë njerëzimi ka mbetur pa kokë shpëtimi
Atje në udhëheqje janë kokat e korbave të zi
Duart e shpëtimit për njerëzimin janë të lidhura
Varfëria e vrasjet do i rëndojnë ditët qo do i jetojmë.
Njerëzimi do jetë në kërkim të një koke te çlirimit
Do vinë ditët kur do kërkojmë vërtetë serish lirinë
E liria e gjithë njerëzimit do vie nga një kokë e ndritur
Do jemi në mjegull në ditët e brishta të quajtur ‘’paqe’’.
Unë ëndrrat i jetoj i lidhur me të vërtetën në tokë
Nuk kam ëndërruar kurrë më shumë se sa t’ ofron jeta
Kohën e kam dashur se kam ecur zbathur nëpër kohë
Por kam ruajtur të vërtetën e ditët e bukura të bardha.
Tani është koha të vishemi më helmetën mbrojtëse
Nuk ke fare mundësi o njeri të rrish në zonën e lirë
Por do jesh në dyluftim nëse do të mbijetosh në jetë
Është koha të ruajmë familjen e te sjellim paqe të vërtetë.
© RUDI BERISHA, 2022
