Rudi Berisha-Unë jam sot vet Sali Mustafa-unë jam e do jem UÇK


Sot është gjykuar dhe dënuar liria ime (liria juaj), liria ime janë të gjithë Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të kombit shqiptarë (UÇK).

Të gjithë juve çlirimtarë ju lumtë dora që larguat nga faqja e dhéut ata tradhtarë, por për fatin tonë, e tuajin në veçanti, paskan (pas) mbetur disa tradhtarë që u bërën shërbëtorë dhe dëshmuan kundër jush (kundër lirisë) në Gjykatën e shpifur ” Speciale” kinse për ‘’drejtësi”.

Çetniket, paramilitarët, ata që kryen vrasje, dhunime, krime jetojnë të lirë. Por po dënohen çlirimtarët, heronjtë e Atdheut tonë, të Evropës. Çlirimtarët e Kosovës, çliruan, ndaluan krimet e kryera nga serbët mbi popullin shqiptarë në pjesë të Evropës, në Kosovë.

Çlirimtarët luftuan për liri, barazi dhe për të ndritur tokën e Kosovës-Shqipërisë, por dhe për të ndritur një pjesë të Evropës që po rrinte dhe po bënte sehir, duke pa me sy të tyre krimet që kryente Serbia fashiste mbi fëmijë, gra dhe pleq, mbi popullin liridashës dhe autokton shqiptarë.

Gabimtar (njerëz të ligë e pa kurriz) janë të gjithë ata që ngritën dorën dhe votuan pro-gjykatës, votuar për të dënuar çlirimtarët e tyre, votuan për të gjykuar (dënuar), lirinë e tyre, votuan kundër vlerës më sublime që ka populli shqiptarë i Kosovës, vlera e tij është UÇK-ja.

UÇK- Sali Mustafa, lufta juaj është motivi im që jetoj në Kosovë. Lufta juaj dhe sakrifica, vetëflijimi i juaj është qe ta dua atdheun më shumë se kurrë, ta dua tokën që është larë me gjak të fëmijëve, grave dhe burrave për të qenë e lirë.

Unë do ju tregoj dhe shkruaj për fëmijët tan që ju ishit dhe jeni çlirimtarët dhe heronjtë e gjallë të Atdheut (Kosovës) tonë.

Unë jam sot vet Sali Mustafa-Unë jam e do jem UÇK- ♡

RUDI –UÇK- BERISHA

About Post Author