Ka lindur në Ishëm të Durrësit në vitin 1976. Pas përfundimit të studimeve deri në vitin 2001 ka punuar si mësuese në vendlindje.
Edhe pse ka vetem 4 vjet që e ka filluar krijimtarin letrare në bibloteken e saj numërom 12 vëllime letrare nga të cilat 9 me poezi dhe 3 me prozë.
Në prozë ka shkruar : “Kur ndërronte fustanet”(prozë &poezi), librin me tregime “Me gjuhën e tyre” si dhe librin(jetëshkrim) “Im atë, mjeku i të gjithëve”. Arshiva e Rudinës numëron mbi 800 poezi . Prej 22 viteve jeton në Rovereto – Trentino Alto Adige të Italisë.
Krijimtaria letrare: 1.”Hojet e zemrës”, 2.”Lutje lulesh”, 3.”Valsi vallëzon vetëm”, 4.”Orët e Tokës”, 5.”Hënë mbi kodra”,6. Strehë malli”, 7. ”Volevo scrivere”, 8.“Kandil i shpirtit”, 9. “Perdet e shpirtit”
VETMIA
Bujtina, sa shumë bujtina bujtur nga vetmitarë, që botën përmes xhamash vështrojnë, agimet kur zbresin, e mbrëmjet ngadalë kur shkojnë… me trishtimin e lamtumirave në shpirt…
Bujtina, sa shumë bujtina bujtur nga vetmitarë, që botën përmes xhamash vështrojnë, agimet kur zbresin, e mbrëmjet ngadalë kur shkojnë… me trishtimin e lamtumirave në shpirt…
Bujtina, sa shumë bujtina bujtur nga vetmitarë, që botën përmes xhamash vështrojnë, agimet kur zbresin, e mbrëmjet ngadalë kur shkojnë… me trishtimin e lamtumirave në shpirt…
HUMBAS NËPËR STINË
Pemët nguten të zhvishen, shtëpitë, gjithnjë e më të heshtura, zbehin udhët psherëtimave të gjata, luadhet, zhurmave të pakta, vetëm deti, s’resht… Humbas nëpër vjeshtë e rend pa kthim Pa u penguar udhëkryqeve të stinës…
PËRULJE Shurdhuese kjo heshtje, aq sa hapat ia ndjej milingonave në ikje, zhurmën, myshkut e likeneve, trishtimin, pikës së shiut, flladin që përkëdhel një narciz të brishtë, e përuljen e Zotit që më zbret në shpirt.
LISAT Bregu nuk vesh më lisa ! Ata i prenë, i shitën n’pazare fjalësh ! Krejt dritën që mbartnin ia zbehu tehu i egër i një sëpate. Krejt fjalët që s’thanë u dëgjuan krismës së një rënie. Vrerosem, Pse njerëzit s’e dinë gjuhën e pemëve, të zogjve, të flladitjeve, të shirave, të gjetheve… Eh, gjuha e njerëzve…
GRUA ! Grua Merr me vete pak prej të shkuarës aq sa shpirti yt i lirë të fluturojë të kapërcejë pragun e dëshirave të heshtura valsit të erërave kudo nëpër qiell, pa shqetësimin drithërues të së sotmes, pa ankthin e të nesërmes, veç rend ashtu si madhështi simfonisë së pranverave të tua, të përjetshmes që jetën para teje përkul!
HABI… Nderojmë me fjalë – me fjalë vrasim, me një vështrim ngjallim – mbysim me një vështrim. Me heshtje falim – heshtjen kemi dënim, meditimi na lind – na plak një meditim. Me mendim prekim – na shtang një mendim, na zgjon një e vërtetë – një e vërtetë na ngrin, Plagos një gënjeshtër – gënjeshtra – shpëtim. Një kujtim mbjell dhimbje – jetë mbart një kujtim… Largësi që tkurren zgjaten pa mbarim… Habi, njeriu! Kjo qenie mrekulli e vetes kundërshtare, burgosur në një llambë balte…