Rudina Papajani:Cdo ditë çel dashuria ime!


Rudina Papajani

 Buzēqesh dashuria ime,

 merr frymë thellë aty në lëndinë,

 grindu..puth..qesh aty në barin jeshil.

 Çel dashuria ime,

edhe kur drurët shushurijnë të trembur,

nga shtegu i ngushtë,

edhe kur era na fërshëllen ,

 dhe na var në fytyrë gjethet e thara,

 pa pikë njomje.

Jeto dashuria ime,

 vrapo ..çel në thellësinë e dritës,

 puth trëndafilin që hapi portën ,

gjysëm të mbyllur…jeto!

About Post Author