Rudina Papajani:Ka kohë…


Rudina Papajani

Ka kohë që afrimi me jetën

, më jep hisen e diellit,

që unë çdo ditë të mbjell një ulli,

të ngre kokën lart,

edhe kur rruga më mbërtheu litarin në fyt

të buzëqesh edhe kur gjurmojnë,

 vendin ku linda,

edhe kur porta papritur më përplaset në fytyrë,

 e nata e zezë nxjerr dhëmbët e marrosur

nga lakmia për dritën ku hyra.

 Ka kohë që miza bren drurin paqësor të ullirit,

që shtrihet shekullor në baçen time,

 të rrëmbej dhe frymën e sapolindur,

 që ngjizet kokër pas kokre ,

 nga mundimi për të jetuar.

Harron se para jetës të fituar me djersë,

bie ..shushatet..shkelet,

 zëvendësohet me të tjerë molusqe.

 Sonte për çudi nuk kam urrejtje,

 nuk kam uri stresi, kam kohë të mendoj ,

 se edhe zogjtë lindin në një suferinë..

About Post Author