“Sa aeroplanë që fluturojnë”-Adriana Kongjini Bala


Zemra më dridhet po dhe gëzon,

Kur lart në qiej zhurmë dëgjon,

Aeorplanat pa masë fluturojnë,

Njerëzia nëpër botë udhëtojnë.

Në një nga ata dashuria ime,

Vjen edhe ikën si zog që fluturon,

Shumë për ty kam dhënë premtime,

Se mos zërin tim akoma “dëgjon…..”

Bota e gjithë ngjan si një gogël,

Lart nga yjet si kur e pikturon,

Diku nga mesi I saj një shtëpi e vogël,

Të duket si një pikë që vezullon.

Aeroplani ecën mbi retë e bardha,

Si flokët e gjyshes më ngjajnë,

Kur uleshim mbi bar aty tek dardha,

Ato kujtime të fortë do më mbajnë.

Fluturon mbi male dhe dete,

Mbi fusha që ngjajnë si qylim,

Ikim se ku…lart në kurbete,

Malli nuk shuhet për vendin tim.

Fluturo aeroplan më sill atë që dua,

Nga viset e largëta ku ka shkuar dhe ri,

“Ngrohe “zemërn e tija për mua,

Me biletën e kthimit pranë të më vijë.

Ecë ku jeton dhe “përqafoje “fort,

I thuaj që bari ka mbirë dhe u tha,

Mos nuk mundet dhe nuk vjen dot,

Mos nuk ka mall për Nënë dhe Baba??