Sa do doja të isha një lule-Blerta Basha


Blerta Basha

Sa doja të isha si një lule, e bukur,

Të hapja petalet e shpirtit në mëngjes,

Me shikimin e syve të tu të magjishëm

më kundërmoje dashuri si vesë.

Doja vërtet të isha një lule plot aromë,

Të më këpusje me plot kënaqësi

Në vazon e zemrës të më vendosje,

Të më uisje me shumë dashuri.

Aty do thahesha ngadalë – ngadalë,

Do isha prap një lule me aromë

Edhe se të isha tharë deri në fund,

Në vazo do isha gjithmonë parfum!