SA E BUKUR ËSHTË NATYRA
Sa e bukur është natyra –
ngado, përplot me ngjyra.
molla, dardha nëpër rremba.
Skuqur, pjekur qershia –
për ta shijuar Dituria.
Këtu kopshti, në të perime –
i ka mbjellë teta Fatime.
Dredhëza e skuqur rri e pret:
-Dora e vockël ku u tret?
Të më kpusë, të më gëzojë;
veçmas gojën ta ëmbëltojë.
Në kopsht shtathedhur – trëndafili,
ndër gjethe t’pjergullës – bilbili.
Për bri kopshtit lumi rrjedh,
gugullon, argjendin derdh.
Natyra merr ngjyrëra edhe brushë,
ngjyros qiellin, diellin – bie në fushë.
Diku bën fllad, diku përcëllon,
Vardari me ujë perimet freskon.
Në therrë bilbili këngët lidh,
me këngën e tij tokën dridh!
Kur dalim nëpër natyrë ne –
blegërin qengji: bee, bee!
