Sa e bukur je pranverë:nga Fatbardha Amzaj


Sa e bukur je pranverë

Sa e bukur je pranverë,

Plot me lule e gjelbérim.

Ndër livadhe dhe léndina,

Aromë lulesh trëndelinë.

Vjen e ëmbël porsi mjalti,

Sjell puhizën plot aromë,

Çelin lulet manushaqe,

Të parat ulen në fron.

Pranverë stina qé té deh,

“Vret” me bukuriné e saj,

Saksi lulesh në parmakë,

krahébukurat mbi petalë.

Gëzon zemra nga natyra,

Zogjté në degë cicërojnë,

Sa té bukura lule shqerrat,

Vallézojnë valsin pranveror.

Çelën plot lule bajame,

Qingjat ëmbël blegërijnë,

Doré për dore hedhin vallen,

Kodrat , fushat plot blerim.

S’ka më bukur se pranvera,

stina e bukur, e kuruar,

Ardhsh përherë e lulëzuar,

Luleplotë dhe e bekuar.