Sa e dua këtë mëngjes!


Sa e dua këtë mëngjes!

Mëngjesi fillon me ty që më jep aromë të rrallë
Me një kafe që larg ia shijoj aromën
Mendja fluturon e merr krahë arratie
Filxhani bëhet si një liqen ku thërras botën.

Vë në tavolinë ngadalë dy filxhanë
Një me shumë sheqer e njërin pa asnjë grimë.
Më duket se këtë mëngjes të kam pranë
Pranë një urimi që sjell shushurimë

Në çdo çast jam në kalanë tonë të dashurisë.
Dhe lumturinë e thërras si dhuratë të rrallë
Ah, sot qënkam vetë një zog në fluturim
Qënka një mëngjes që ma ka dhënë zoti dhuratë

Poo ah sa keq që shpesh ky agim zgjat pak
Ashtu si të gjitha dyert e parajsës me dritë
Zot më ndihmoft që të vete
në Qiellin e Shtatë
Edhe kur kilometrat më bëjnë vetëm sfidë.

Gina Kapej Xhaferaj
ATHINË 24/11/2022