SA E ËMBËL FJALA GRUA
Në vargje do gdhën imazhin tënd
Fjala grua thesar jete
Fjala jote fjalë e artë
Je drita që vezullon
Me shkëlqim e dituri
Fjalë e ëmbël që mbush shpirtin
Dritë dielli në gjithësi .
Fjala grua fjalë e artë
Mos e ulni këtë fjalë
Me ca poste që kanë hedhur
Ca burra ..ca sharlatanë.
Shtoni dashurinë respektin
Për gjithë gratë nëpër botë
Mos i brengos shpirtin gruas
Gruaja është forcë e fortë
Gruaja lule lëndine
Sytë e saj plot shkëlqim
Dhurata më e ç’muar
Për jetën dhe shoqërinë.
Mbas një gruaje qëndron jeta
Respektoni fjalën nënë
Respektoni fjalën motër .
Dhe vajzën që kini bërë.
Brënda gruas qëndron drita
Qëndrojnë ylberet me ngjyra
Shpirti gruas është plot forcë
Është miliona dashurira
Mos urreni fjalën grua
Se ke grua edhe vetë
Me ca status të pavlera
Që nxirrni në iternet.
Gruaja është forcë e madhe
Ku ka shkëlqimin aq thellë
Ndaloni dhunën ndaj grave
Ti mbillni vetëm pranverë.
Hënë e plotë mes dhjetorit
Është ylber me shtat ngjyra
Sorkadhe –thëllëzë mali
Legjendë mbi errësira .
Nuk përflitet fjala grua
Kush nuk e di ç’do të thotë
Është dritë e gjithësisë
Është mrekullia në botë.
Mos i rrukullisni statuset
që të ulin fjalën.. GRUA ..
FJALA GRUA ËSHTË HYJNORE
Është si hëna e ndriçuar .
E drejta e autorit ..
