Sara Hoxha, blogerja bukuroshe dhe partnerja e artistit Ledri Vula, ka dhënë dje një intervistë në të cilën ka zbuluar më shumë për jetën e saj si nënë, marrëdhënien me Ledrin dhe artistat e tjerë të Show Bizit. Me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë që transmetonte Sara na bëri për vete. Ajo gjithashtu foli edhe për marrëdhënien që kishte me ish partneret e Ledri Vulës të cilat i ka takuar ku mund të përmendim Dua Lipan apo Dafina Zeqirin. Sara shprehu konfidencën e saj dhe na tregoi të gjithëve se nuk ka asnjë problem me faktin që ato kanë qenë ish partneret.. ”Shyqyr që ka qenë Dua Lipa”- tha me shaka ajo. Për të ndjenja e të qenit nënë është më e bukura dhe nuk ka të krahasueshme. ”Une kam patur shumë ndihmë sidomos nga mami i Ledrit”- u shpreh Sara. Gjithashtu ajo përmendi edhe një projekt që mund ta bëjë pjesë të ekranit së shpejti. Shpresojmë ta shohim më shpesh Sarën në ekran!
Nga Hortenca Alimucaj