Sa herë dalë n’breg të detit
Shpirti me zë t’ulët më pëshpërit
“Sa mirë bëre ,që na solle këtu
A mund ta bësh këtë përditë” ?
“E ndiej dashurinë e madhe që ke
Ndaj na sjell këtu,sa herë mundesh
Por të lutem bëje këtë më shpesh
Me qetësi zemren t,na e mbushësh.
Mendimet zënë e zgjohen dalngadalë
E me kaltërsinë fillojnë të kuvendojnë
Zhurmën mbytëse e ngarkojnë në valë
E tutje larg në oqean do ta shkarkojnë.
Frymëzimi të vjen thuajse pa trokitur
Këmbët i zbath e i lagë në ujë
Pastaj i tëri lakuriq zhvishet
Larg zhurmës keqe e pa rrëmuje.
Valët ndjekin në qetësi njëra-tjetrën
Duke përshkuar të gjithë kaltërsinë
Qenia ime sa shumë relaksohet
Dhe bëhet njësh me mrekullinë.
Mendimet e frymëzimi,vijnë nga thellësia ku notonin
Të kënaqura shumë,ç’farë kishin shijuar
Filluan të talleshin me mua e t’ngacmonin
Që nuk kisha shkuar me to,për t’notuar.
Unë me t’vërtetë qëndroj në rërë
Se kështu me shijon më shumë deti
Për ju mendova,më shumë t’ju kënaq
E në një farë mënyre,them që ja vlejti.
Sa herë që mundem vij pranë detit
Më shumë ta shijoj e për t’gjetur pak qetësi
Sepse zhurma e përditshme dhe pisllëku
E kanë mbush jetën tonë me stres e mërzi.
Urim Mezini Ishëm Durrës