Sa herë
Sa herë kam rënë në jetë
dhe plagë më është nxirë
Dhe shpirt më bëri ahhh
e gjak pikoi në mish
Nuk derdha lot të nxehtë,
s’kërkova kurrë mëshirë
Por gjeta rrugën time,
në këmbë mbeta sërish.
Sa herë kam gabuar
dhe kam paguar vetë
Pagova herë me kohë
e herë me lot të shkrirë
Po kështu është shkruar,
kështu është bërë kjo jetë
Njëherë qesh i tërbuar,
njëherë kërkon mëshirë.
Sa herë lash testament,
një poezi të shkruar
Diku në rrugë të madhe
ku s’kish më kalimtarë
Por prapë mbeta i gjallë
s’më desh zot i bekuar
Paçka se isha copash
dhe shpirt kisha të vrarë.