Sa herë më mban inat


VIOLETA KADRIU

s” më shikon e as s” më flet,

këtë zemrën time të ngratë

pa plumba ti ma vret.

Me kast ti më rri larg,

që unë të të kem shumë mallë,

me lotët që të rrjedhin varg,

më futë në dhe për së gjallë.

Teksa vështroj sytë e tu

e të puthë trëndafilet ngjyrë gjak,

më duket se ora ndalë ritmin,

harron të bëjë tik-tak.

Me afsh të zjarrtë dashurie

ti fare më marrosë,

” i kafti” im bën lutjen

” i kaltëri” yt vendosë.

Zëri yt më vjen

si trëndafil me vesë,

fllad pranveror më bjen

në jetë më mbjell veq shpresë.

Dua të të shoh përdit,

dua të të shoh përnat,

kur nuk të kam afër

gjumin s” e bëjë rehat.

O mor djallëzor sy i kaltër

që dua të të kem pranë,

në ty fundosem i tëri

si në më të thellin oqean!

About Post Author