Sa herë që…Kasam Shaqirvela


SA HERË QË…

Hajde thuaj moshës le të ndalet

Edhe flokut të mos zbardhet

Dhe nga maja të mos bie

Si gjethe vjeshte verdhie

Edhe vitet le të mos bredhin

Njëri-tjetrit brengat të mos ia derdhin.

Sa herë që motet ndërrohen

Rrudhat ballit edhe më i shtohen

Hija të bie e çehrja të rëndohet

A mosha majës i afrohet…

Shkon i vjetri, vjen i riu deng

Dhe kujtimet të mbanë peng!

© Kasam Vela