Sa kam dashtë-Kasam Shaqirvela


Në jetën time

Që e kam sublime

Sa kam deshtë…

Për të më dashtë…

…..

Kam flijuar dhe gjëra intime

Të kohës së re e të asaj të lashtë

Nga Toka ime…jetime…

…..

Shpirtit të vuajtur i jam përgjëruar

Dhe përkulur në shenjë nderimi

Për atë që jetëzezës ka duruar

Shpirtlëndimet nga pendimi…

….

Dhe bardhësisë që ka zemra

Për vrazhdësinë që ka burri

Edhe butësisë që ka femra..

Vuajtjesh prej guri..!

…..

Inde e gjak të një trupi…

Nektar e ambrozio njerëzimi

Dhe kullimi i mendjes lë…

Të ndodhë në shpirt pastrimi.