Sa kohë?!Jahe Fida


Sa kohë u bë që s’të kam parë

Netëve jastëkun në lotë larë

Sa shumë kohë që s’të marë aromë

Kallkan e akullt më mbeti kjo dhomë!

Që kur ike ti e më the lamtumirë

Netët pa gjumë më tretën, deri në të g’dhirë

Gjumi nuk më merë dhe pse e kërkoj

Së paku, në ëndër t’më vish të të shikoj.

Dhe gjumi e ëndërra, t’pa shpirtëra si ty

Nuk pyesin për lotët lumë në sytë e mi

Po nuk i qortoj se zemra nuk don t’më lejoj

Shpresë zgjuar mbetem se do të të takoj

Do të të shoh një ditë, qoftë në frymë të fundit

Syrin të të shoh, t’ndjej erën e parfumit

Atëherë bota e imja krejtë do të jetë

Dhe nëse një çast jete do më ketë mbetë.

E pres atë çast si pikëujin në shkretëtirë

Të lulëzoj çasti, t’më zhduket errësirë

Shfaqu pra moj ZANË, qoftë dhe pak fare

Le t’më vijë vdekja paskësaj të më mare.

Nëse kjo nuk ndodh dhe s’të shoh n’ këtë jetë

As në botën tjetër dheu nuk më tretë

Mos mekato, po pres ti shoh ata sy

Lotin t’a kam fale, vec te jem me ty!