SA LARG IKE” SA LARG
÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷
Vitet të larguan’ sollën vetëm mallë !
Si dallandyshet fluturuan ‘
nëpër botë andej matanë!
Ato do kthehen përsëri, po rruga jote është pa kthim .
Më vjen shpesh imazhi jot !
Në mes reve në qiellin lartë.
Si mjergulla që del mbas shiut
Sa del rrezja ‘ zhduket prapë.
Fillon zëmëra rre kraharorit !
Sa shumë tik – taket më ngacmojnë
Tamam si truket e një kali
Kur mbi kalldrëm ‘ shpesh kalojnë.
SA LARG ” JEMI SA LARG!
Shpresoj që ëndrra të sjelli pranë!
Që imazhi jot të çfaqet përsëri
Tek ylli që ndriçon ‘ sytë më vanë.
Mora një letër dhe e dërgova !
Me një pëllumb lajmëtarë
Se kurrë ‘ nuk të harrova !
Edhe pse shumë ‘ vite të ndarë.
Gjithëmonë mbrëmjeve vonë
Imazhin tënd e sjell në ëndërr
Sa herë nga gjumi zgjohem
Në dritare’ flas me hënën.