Sa më ka marrë malli…Piro Millona Minella


Sa me ka marre malli te “perlaj” perseri koren e ngrohte te bukes te zeze dyzetelekeshe…”

…Buzembremje ne Tirane!!

Kisha marre “urdher” nga “Shefi i Shtabit”, te blija buke intergrale 120 lekeshe, ose buke me thekerr 100 leke.

Si “vendali” per afro 24 vjeteve, duke ecur edhe “kundroja” me nge pamjet e bukura, ja lokali i bukur “SOMEG”. “llamuriste” nga dritat. Nje lokal qe tregeton prodhimet e bukes dhe prodhime pasticerie..

Pak me poshte lokali “Bulmetit nga Jugu,Tepelena dhe Gjirokastra”. Jam klient i rregullt, nuk e “tradhetoj” traditen dhe me terheq edhe “krraba” e jugut.

Arrita tek “Dumreja” . Edhe ky lokal me kujton nje pjese jo te vogel te jetes time, si banor dhe dhenderr i “perjetshem” Elbasani.

I pershendeta shiteset dhe kerkova intergrale.

-Doni ta pres ne feta- me pyeti duke buzeqeshur shitesja simpatike.

-Sigurisht, ja ktheva dhe dola pas pak nga lokali.

Pas pak u futa ne lokalin “AJAL”, ku porosita kafe dhe po meditoja.

Syte me shkuan tek qesja e bukes intergrale.

Me tundoi dhe mora “feten” e pare dhe “perlava”

Ne moment mu kujtua ajo, buka e zeze dyzetelekeshe…

Si shija e bukes me te cilen u rritem ne, ajo buke dyzetelekshe e zeze, nuk gjendet me.

Sa me ka marre malli per buken e zeze, me grure te vertete bio, jo si kjo buke qe kam perpara, prodhuar me miell sintetik.

Turresha te blija buken. Kundermonte aroma e bukes se pjekur ne te gjithe rrugen afer dyqanit. Thermijet mbi banakun me llamarine. Prisja ne rradhe dhe kur vinte rradha ime sapo e merrja nga shitesja dhe deri sa veja ne shtepi gjysmen e kores te ngrohte e “perlaja” Sa te embel e kishte koren ajo…sot sikur “pertyp” kashte.

Sa veja ne shtepi me priste “denimi “. Buqeta me “cukunidha” te fresketa rrinte hijerende mbi tavolinen e guzhines.

E perserisja gabimin e “rradhes” dhe perseri “cukunidha”.

Ne Elbasan mamaja ishte pikerisht shitese e bukues se bashku me shiteset e Mapos Ushqimore, si Politini, Drita, Tushe dhe Vjollca.

Kurse ne Gjirokaster furren ku blija buke e kisha ne katin e pare te pallatit tim nr.23, mbaj mend shitese ka qene Misiko, mamaja e Flamur Catos, se ndjere….

Kur erdha ne shtepi, qesja e bukes kishte disa mungesa te “fetave” te holla te bukes intergrale. E justifikova, duke thene se do bej nje skice per Ate buken e zeze dyzetelekeshe. “Fetat” i kisha marre si “kampione” per ta ilustruar…

….Qeshëm të dy me “shefen” e shtabit dhe kështu u thurr kjo skicë e thjeshtë jetesore….