SA MË PËLQEN !
Sa më pëlqen,shpesh të ri vetë,
Ëmbëlsinë e zërit të bilbilit t’a dëgjoj,
Në lëndinën aty përbri të jem i qetë,
Përkëdhelinë e erës ta ndjej,me të të vallzoj.
Më pëlqen mëngjesi,kur dita sapo agon,
Kaltërsinë e kupës së qiellit t’a shoh mirë,
Aty ku s’ka zhurmë dhe qetësia mbretëron,
Nuk dua aspak të qëndroj në errësirë.
Më pëlqen buzë detit të lëviz i vetëm mbi rërë,
Me thellësinë e ngjyrën e tij, të kënaqem nga larg,
Të shoh perëndimin e diellit kur rrezet mbi det kanë rënë,
Kur hëna ka ikur dhe yjet nuk duken si varg.
Sa më pëlqen kur muzgu vjen ngadalë,
Kur njerzit pranë detit rendin me vrap,
Dua t’a shijoj këtë bukuri pa thënë një fjalë,
Kur një çift të dashuruarish puthen diku larg.
