Sa përpara do kishim ecur-Vilson Mersinllari


————————————-

Sa përpara do kishim ecur si njerëz,brez pas brezi

prapa kemi ngecur shumë,nuk do ishim kështu sic jemi

sepse në mezin tonë mbizotëron, zilia,zhvatja,interesi

të gjitha këto poshtërsira ne njerezit,në gjak i kemi.

Bota do ishte ndryshe,pa vuajtje dhe andralla

nuk do kishim fukarallëk,luftra,sëmundje dhe panik

do jetonim të paktën jetën,sa gjysma nëpër -përalla-

do jetonim në-paqe,-nuk do kishim frikë nga asnjë armik.

Do e jetonim jetën,ashtu si Zoti ne na e fali

të gjithë popujt e Botës,do jetonin në harmoni

po të mos na kishte hyrë në shpirt,ne njerëzve djalli

për të gjithë popujt e Botës mbarë,do ishte mrekulli.