
Sa romantike kjo natë…
të jesh i vetëm
në tryezën e ndriçuar
pranë nje bliri lule çelur
me aromen i përkëdhelur
ku loz drita e neonit
me hënën e ngrënë
me gotën e uiskit të përgjysmuar.
Spërkatur hëna me pluhurin e argjentë
shëmbëlltyrë me vërnikun rrethues të gotës së kristaltë….
Ej…… të lutem.. ..edhe një gotë uiski kamarier……
afsh avulli
shije e embël
pak i njelmët
tërheqëse
e kush nuk do donte të pinte
në këtë gjysëm dehje pranvere?
Ej…. le ta pijë kush të dojë sonte gotën e uiskit me fund….
gjithmonë ka nje ….. por….
Si buçiti ky zë
kafshuar në heshtje
mes kërcitje dhëmbësh e mekur,
në imazhe, që s’don ti prekësh….?
Si i bëhet si?
Sonte njiheni tjetersimin
qeshni me pahir
me shpirtin e dlirë…
Mes dyzimit
ti apo unë
unë apo ti
largohuni pa u lënduar
afrohuni plotësisht të dëshiruar!
Faluni
pergjerohuni
gjunjezohuni
vetëm ju mund ta nxirrni unin që nganjëherë
hyn gjer në palcë.
Çlirohuni për të qenë vetvetja…..