Të kujtoj me mall rinia ime,
S’të morra vesh sa shpejt më ike,
Tek ty kujtoj me plot dëshirë,
Gjallërinë e moshës dhe dashurinë.
Ti shpesh më zgjon ca mendime,
Udhëtoj me to në jetën time,
Mjaft çudira në mëndje më vijnë,
Ç’po ndodh kështu me pleqërinë !
Kush nga ne e jetoi rininë ?
Dhe për të nuk foli mirë !
Çdo moshë e jetës ka bukurinë e saj,
Por rinia ikën, ajo s’kthehet prap.
Vetëm njëherë sikur të ndodhte !
Njeriu dy herë rininë t’a jetonte !
Do çuditej ai, këtë s’do e besonte,!
Vitet e jetës më shumë do i zbukuronte .