Sa shumë besuam!


** Krised Moçka

Sa shumë besuam!

Sa shumë kemi shpresuar . . . Pastaj, nuk e di pse dështuam. Përsëri filluam e u bëm si dikur, të përulur e të duruar. Anjëherë të gatshëm për të luftuar qoftë dhe me vetveten, të përmirësonim mendësitë e të lartësonim ndërgjegjen. Por ja që ne, të munduar e të lodhur, të ndryshuar nga bajlozë e hijena, kemi filluar e harrojmë shpejtë. Përsëri lejuam politikan, shtetar e zyrtar të na shkelin e përbuzin si dikur. Për nga koha, pse jo, edhe më keq.

Prandaj për ne nuk është e thënë e as e shkruar që një jetë më të mirë këtu ta bëjmë. Kokë ulur e të zhgënjyer, prej atyre që u besuam, dhe jo për herë të parë, përsëri fëmijët, të rinjtë e të rriturit, rrugët për diku. . . filluan të marrin.

Moshatarët, të ngadaltë e gati të shuar, vetmia me tingullin e heshtjes është duke i shurdhuar. Edhe pse përpiqen ti hapin sytë fortë, më nuk arrijnë të shohin. Sa për të shijuar, edhe kur gjoja hanë, nuk mundin. Se ç’ju vjen të bërtasin për ç’ka i ka gjetur, por deri tek rënkimi shkojnë.

Përqark tyre, kudo në rrugë a në ndonjë qoshkë mes tyre takuar, të vetmit besnik që shoqëri u bëjnë, janë qentë me vath në vesh që u rrijnë.

Tek-tuk, zilja e telefonit, jo si më parë, një rreze shprese tek ata krijon.

Edhe sa kohë do vazhdojnë aq larg të qëndojnë . . .?

Një gjë duhet të dini, se toka o njerëz, asnjë faj nuk u ka. Atë brenda vetes tuaj, duhet ta gjeni e kërkoni.

About Post Author