Sa shumë dikur ty të kam dashur-Leonard Pipa


Sa shumë dikur ty të kam dashur,

Sa shumë, sa shumë…dikur!

Si shpirt të dytë të kam pasur,

E varja shpirtin tim në mur!

Sa shumë dikur të kam puthur,

Sa të kam thurur vargje,

Në dorën t’ime kur je ulur,

Në ëndrra, rrugë, në pragje!

Tani me naze më shpotit,

Sa herë ta bëj me dorë,

Pa fjalë shpirtin ma sfilit,

E bardhë si dëborë!

Po në të zënça kur të vish,

Ti ulesh krahët në Liman,

O zog i shenjtë perëndish…

O syri mallit tim që qan!