Sa shumë e desha veten time-Vaso Papaj


Sa shumë e desha veten time

E shenja e dashjes, mbrojtje më qe.

Për çdo lindje dielli: ëndrra-vegime,

Për çdo presje hëne: një qiell me re.

E desha veten dhe në shtrëngata

Por më shumë se ajo desha lirinë.

Ç’e do, s’qeshë Petëf mbi barrikata

Dhe peng lashë jetën për dashurinë.

E desha veten ashtu siç ishte,

Dhe mos kujtoni se desha vetminë.

As që e lashë nëpër botë të harliste,

Po prapë mes njerëzve, të gjente lirinë.

Ndaj dashurisë nga pas i shkova.

Me atë, ne të dy, nuk mbetëm jetim.

Dhe zemrën time rrugëve mëkova,

Pa e kërkuar: kurrë një shpërblim.

Prill 2024