Sa shumë të paskam pritur ,sa gjatë…


ZYBA HYSA/

– Vetëm për ty s’më shqetëson mendimi,

Se një ditë do ikësh nga unë,

Se fjalët që më thotë shpirti,

Ikjen tënde s’e kanë pranuar,

Ndaj mos më tradhëto mendimin

E psa pa mendje të kam dashuruar…!

– Kurrë s’kisha ditë,

Ç’qënka me e prekë me dorë dashurinë,

Me ndjerë me zemër e me jetuar me shpirt,

Këtë e mësova kur të njoha Ty,

O grua e dashur,

Më fale CELËSIN e lumturisë…

– Çdo gjë, s’vjen rastësisht në këtë botë,

As dashuria,

Por asgjë s’vjen kur e kërkojmë,

Vetëm, kur bindemi tek pamundësia,

Vjen një mundësi, kur se mendojmë…

Ti erdhe pikërisht atëherë,

Kur isha dorëzuar pamundësisë

E pse përherë e kam pas ditur:

Përmes pamundësisë ka një mundësi,

Unë mbrenda vetes e kam rritur,

Me pritje shkretie e besnikëri,

Duke i thurur ëndrra…

Gjer më në fund si ëndërr,

U çfaqe Ti!

– S’jam fajtor që të dua shumë,

Por jam njeriu më i lumtur,

Ti je dielli, ti je hëna, ti je ylli,

Si oksigjen më vjen për shpirt,

Të dua marrëzisht!

– Të dashtë Zoti,

Se dashuria është fryma e tija,

E Ti erdhe me urdhër nga lart!

Sa shumë të paskam pritur…

Sa gjatë…!

Ndaj orët duken çaste,

Ditët prapë një çast,

S’ke faj, kur thua:

“Bashkë do jemi dhe dyqind vite…”

S’mjafton një jetë me të dashtë!

About Post Author