Akademik Prof. Dr. Skënder Rizaj,
Sipas PROF. DR. SADRI REXHEPIt-biografisë
Intelektual i dalluar, atdhetar,i burgosur politik, mësimdhënës,
ligjërues i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Stambollit
Ai në moshë të re djaloshare,Prof.Skënder Rizaj, mbante
pseudonimin “Fishkëllima”,
Pas një aktiviteti kombëtar
e antijugosllav në organizatën
ilegale “Besa Kombëtare”,
të cilën e udhëhiqnin
Marie Shllaku dhe Bernard Llupi
u arrestua dhe me disa të tjerë
për disa kohë qëndruan
në burgun e Pejës.
Ndërkohë, Gjykata e Qarkut
në Prizren në nëntor të vitit 1946
i shqiptoi dënimin me një vit burgim
në bazë të nenit 3/1 të ligjeve
të atëhershme jugosllave në fuqi.
Skender Rizen e vlersonin se
Ishte si një lis shekullor
me rrënjë të thella,
asnjëherë nuk i kërkoi leje
furtunës që të qëndronte në këmbë,
por ai i shtriu thellë rrënjët
nën shkëmbinjë.
I tillë ishte dhe do të mbetet
gjithnjë deri para pak kohësh
kur ndërroi jetë
ishte profesori më liridashës
dhe më i paepur
i Universitetit të Prishtinës,
dhe Universitetit Stabollit
veprimtar, shkencëtar,.
Dhe i fushës të dijes
Historiografike e osmanlishtës
Doli nga gjiri i popullit tonë
dhe që në djalërinë e tij
shkëlqeu si një dritë dielli
në errësirën e kobshme
të skllavërisë dhe terrorit serbosllav.
Sabit Alidema janar 2023