Sabit Alidema :Isak Ahmeti


Sabit Alidema :Isak Ahmeti
Ditëlindja: 25 mars 1946
Vendlindja: Stubëll të Epërme
Kombësia: Shqiptar
Zhanri: Shkrimtar, publicist

Isak Ahmeti Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, Viti dhe Zhegër. Pas studimeve klasike në Kolegjin prestigjioz të Jezuitëve në Dubrovnik, përkatësisht pas maturimit edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka studiuar filozofinë dhe teologjinë në Kroaci. Më pas është larguar në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në UP dhe ka marrë titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në ndërkohë ka realizuar edhe qëndrime specializuese nëpër qendra të Evropës. Përveç si profesor shumëvjeçar në Gjimnazin e Vitisë, ai ka ushtruar me sukses edhe shumë funksione dhe detyra të rëndësishme në Komunën e Vitisë, si në kuadër të Kuvendit komunal po ashtu edhe në kuadër të arsimit në rolin e drejtorit të shkollës fillore në Stubëll e Gjylekar. Po ashtu, ka qenë edhe delegat nga Kosova në Kuvendin e Serbisë ku publikisht është identifikuar si luftëtari më i zëshëm për mbrojtjen e kauzës shqiptare të Kosovës, për çka në vitin 1989 është larguar nga funksionet shoqërore-politike, sepse iu ka kundërvënë publikisht politikës së Serbisë. Paralelisht dhe në vazhdimësi, Isak Ahmeti është marrë edhe me krijimtari letrare dhe shkencore që nga vitet e 70-ta e deri më sot. Ka botuar këto vepra:
1. “Gallatea”, poezi, Rilindja, Prishtinë ,1972,
2. “Uratë zbulimi”, poezi , Rilindja, Prishtinë,1976,
3. “Kushtimebesë”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
4. “Dritë e përjetësuar”, poezi,ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 2019,
5. “Njeri i kohës sime”, poezi të Salvatore Quasimodos, përkthyer nga italishtja, Rilindja,Prishtinë,1979, Isak AHMETI AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË 145
6. “Qumështi i zi i agimit”, Lirikë e re gjermane , Ril.Prishtinë,1988,
7. “Kleri katolik Shqiptar dhe letërsia”, Sh.B. “Drita”, FerizajBergamo (Itali), 1994,
8. “Kosova”, monografi , Prishtinë 1996,
9. “Bibla në letërsinë shqiptare”, Rilindja, Prishtinë , 1999,
10. “Letërsia kishtare dhe filozofia e saj”, Illyricum Sacrum, Prishtinë , 2000,
11. “Ëeise Zeit” (Kohë e bardhë), lirikë e re gjermane, gjermanisht-shqip, Zym’Has, 2000,
12. “Kur’ani në letërsinë shqiptare”, botim elektronik, Shkoder.net 2006),
13. “Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë”, Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2014,
14. “Vepër vlerash të mëdha poetike”, Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë , 2018.
15. Isak Ahmeti-Mariana Grigore: “Dashuri e bekuar-Iubire binecuvantata”,poezi shqip rumanisht, në përgaditjen dhe përkthimin e Baki Ymerit, Am.Edit Verlag, Bucuresht 2021,
16. “Letërsia shqiptare e Kosovës e pame ndryshe”, Shtëpia Botuese “Lenagraphic’, Prishtinë 2021.
17. “Golgota e martirëve shqiptarë të Karadakut 1846-1848”, Shtëpia Botuese “Lenagraphic’, Prishtinë 2021.
Përveç këtyre veprave, Isak Ahmeti ka botuar edhe qindra e qindra njësi bibliografike nëpër revista letrare dhe shkencore në Prishtinë , Shkup, Sarajevë, Shkodër, Tiranë, SHBA etj. (kryesisht artikuj ,kritikë letrare, vështrime , recensione dhe studime nga fusha e letërsisë, filozofisë dhe kulturës).
Si shkrimtar është përfaqësuar në shumë publikime brenda dhe jashtë vendit dhe së fundmi edhe te Fjalori enciklopedik i Kosovës III, ASHAK, 2018. Është i njohur jo vetëm në rrafshin kombëtar. Për veprën letrare dhe shkencore të Isak Ahmetit kanë shkruar studiues të shumtë shqiptarë si: Mensur Raifi, Ali Aliu, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Engjëll Sedaj, Teki Dervishi, Emin Kabashi, Isak Shema, Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Andon Caci, Gjergj Gega, Skender Zogaj, Resul Shabani, Mehmet Kraja, Hyqmet Hasko, Vehbi Miftari, Nuhi Ismajli, Sarë Gjergji, Dom Lush Gjergji, Viktor Sopi, Mehmetali Rexhepi, Kadri Tarelli , etj.
Dhe studiues të huaj si: Robert Elsie, Marylin Kott, Oliver J.Schmitt, Markus Ë.E.Peters, Tobius Fuiu etj. Isak Ahmeti është laureat i shumë mirënjohjeve, çmimeve dhe diplomave, në mesin e tyre edhe i Çmimit dhe Diplomës “Ndre Mjeda” në Kukël dhe të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë me motivacionin “Studiues i Letërsisë Shqipe,i dalluar për kërkime shkencore rreth jetës dhe veprës së Mjedës” (23 nëntor 2013).
Ka dhjetëra vepra në dorëshkrim. Është anëtar i LSHK si dhe anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Paris.
Për jetën dhe veprën e Isak Ahmetit janë shkruar dy libra (monografi): Sarë Gjergji & Zef Ahmeti : “Të tjerët për veprën letrare të Isak Ahmetit”, Albanisches Institut, St.Gallen, Zvicër, 2011 dhe : Marjan S.Sopi: “Shtigjet jetësore të profesorit, shkrimtarit, studiuesit dhe politikanit Isak Ahmet”, ShB “Lenagraphic”, Prishtinë, 2020.
PËRSE? JAVA E MADHE ka ardhur e mveshur me ngjyra pikëllimi. Ajo ka qenë gjithmonë virgjine, por kurrë s’ka njohur buzëqeshjet e luleve. Dikush ka shkruar vargje të kuqe për PREMTEN E MADHE të tjetërkujt. Përse janë mbuluar gjurmët e fëmijëve? Përse dita ka aguar e mbështjellë me mjegull si hija e të Kryqësuarit?
FRESKIA E ERRËT E KATEDRALES TALLET ME ENGJUJT ëndërroj shkëlqimin e asaj dite dhe shoh se ende gjendem larg saj mes saj dhe meje qëndron një hije e ajo mund të jetë hija e vdekjes përsëri dhembja ime ka pakëz kohë ndërsa freskia e errët e katedrales tallet me engjujt që këmbëzbathur ecin nëpër errësirën. SHKËMBI(1 ) DO TË AMSHOHET Kot përplaseni o valë Shkëmbi ende s’është thyer ai ekziston dhe përsëri do ekzistojë shkëmbi do të amshohet VETËM ZOGJVE Era e Jugut miklon gjethet e vdekura që do shndërrohen në hirin e imagjinuar për të rilindur në dëshirë gjethet e reja të gjalla dhe kur dashuron atë që është më e vlefshme se DASHURIA shpirti ia vë aureolën zemrës pas së cilës fshihet ENGJULLI që u këndon zogjve vetëm zogjve.

Isak Ahmeti, duke pasur parasysh traditën fisnike e bujare, atdhetare, trimërinë dhe vendosmërinë e paraardhësve të familjes Ahmeti
Ju, Isak Ahmeti, gjatë historisë familjare ndër shekuj e ndër ngjarje vendimtare të kësaj familje, si iri Duke pasur parasysh rezistencën e vazhdueshme dhe sakrificën e kësaj familjeje e gatishmërinë për t’iu kundërvënë çdo zaptuesi e robëruesi të huaj në mbrojtje të vatrave familjare e kombëtare, në mbrojtje të nderit familjar e kombëtar, në mbrojtje të popullit e atdheut të vet,
Duke e njohur Isakun edhe si të afërm, që i takonim një gjenerate që nga rinia jonë, që nga rrita e shkollimi ynë, që nga puna në arsimimin e gjeneratave, pata rast të mirë ta njihja për së afërmi Isakun, ta kuptoja e ta ndihmoja në mënyra e forma të ndryshme të angazhimit të tij në çështjen kombëtare.

Sabit ALIDEMA, dhjetor 2021

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.