Sabit Alidema:Bajram Kelmendi ishte një avokat etnik shqiptar…


Sabit Alidema

Bajram Kelmendi (1937–1999)Ishte një avokat etnik shqiptar dhe aktivist për të drejtat e njeriut
në Kosovë, Jugosllavi.Ai lindi në një familje etnike shqiptare pranë Pejës,pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë.Mbiemri i tij rrjedh nga një paraardhës me origjinë nga rajoni i Kelmendit
në veriperëndim të Shqipërisë.Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare në vitin 1955
u dënua me një vit burg.Për kritika ndaj emigrimit të detyruar të shqiptarëve në Turqi.
Më vonë studioi për drejtësi.Kelmendi ishte ndër themeluesite Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave
dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë dhe më 3 maj 1998 ngriti padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit për krime të kryera në Kosovë.
Në fillim të fushatës bombardimeve të Organizatës Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, më 24 mars 1999, policia serbe hyri në shtëpinë e tij dhe e arrestoi atë dhe dy djemtë e tij,Kastriotin dhe Kushtrimin.
Kur gruaja e tij Nekibe i pyeti policët për vendndodhjen e tyre, ata iu përgjigjën duke i thënë
“të pyeste NATO-n”. T’nesërmen trupat e tyre u gjetën të vrarë me armë zjarri në një pikë
karburanti afër Prishtinës. Një dëshmitar okular i vrasjes ka raportuar se Kelmendit para vdekjes i është kërkuar të vrasë njërin nga djemtë e tij dhe anasjelltas. Me refuzimin e urdhrave të policëve ata vranë Kastriotin dhe Kushtrimin dhe rreth tridhjetë sekonda më vonë.Bajram Kelmendin.
Kelmendi para vdekjes kishte mbrojtur shumë të burgosur politikë si dhe një gazetë në gjuhën shqipe
të mbyllur nga policia serbe.
Janar 2022 .

About Post Author