Sabit Alidema:pozita gjeografike e Vitisë


Sabit Alidema

Vitia bënë pjesë në Moravën e Epërme. Ajo si vendbanim shtrihet në të dy anët e lumit Morava e cila buron nga malet e Karadakut, por me këtë emër ajo fillon të thirret që nga vendbanimi Binçë. Madje, nga shumë gjeografë thirrët edhe Morava e Binçës.

Pjesën dërrmuese të Komunës të Vitisë e përbëjnë fshatrat rrafshinore me tokë shumë pjellore. Këto fshatra janë të tipit grumbulluar dhe dallohen si vendbanime bukur të mëdha që u ngjasojnë qytezave. Ndër fshatrat më të mëdha dallohet Pozherani, i cili kohëve të fundit po merr pamjen e një qyteze të vërtetë.

Ndërkaq fshatrat malore, janë në numër më të vogël banorësh dhe me gjendjen ekonomike më të dobët. Disa prej tyre janë të tipit të shpërndarë në lagje, që gjenden larg njëra tjetrës. Mirëpo, edhe në viset malore më tepër ndeshim fshatra të tipit të grumbulluar,. Viset malore janë të pasura me me pyje,. Maja më e lartë në këtë masiv malor është ajo e Kopilaçes me 1490 m, lartësi.

Ndonëse, në fshatra malore toka është e ligë, por me gjithë atë

ajo mbillet me tërshërë, thekër, e kryesisht janë të njohura patatet e Debelldehut. Populli kultivon edhe bagëtinë, prej së cilës ai mbetet gjallë edhe siguron të ardhura financiare.

Ujëmbledhësi më i madh, në këtë anë është lumi Morava, i cili që në fillim, kur fillon të rrjedh thirret lumi i Kurbliçit, duke përfshirë edhe Lumin e Tanushës, i cili deri në krye të Vitisë përfshin Lumi i Madh apo vet Lumi, prej Vitisë e gjerë në Kllokot thirret Jezavë, ndërsa këtu e tutje emërohet Moravë.

Këtu derdhet edhe Lumi Letnicës, në të cilën dikur kishte një numër të madh mullinjsh, Kishte edhe nëpër tjerë lumenj e i përmendur ka qenë mulliri i Abaz Ahmet Beguncës.

About Post Author