Sabit ALIDEMA:Sabit ABDYLI


Sabit ABDYLI

Ditëlindja: 1946

Vendlindja: Kabash të Vitisë

Kombësia: Shqiptar

Zhanri: Shkrimtar

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Viti.

Shkollë e Lartë Pedagogjike në Shkup, kurse

Fakultetin Filozofik (Gjuhë letërsi shqipe) në Prishtinë.

Me përkushtim kreu profesionin e mësimdhënësit nga viti 1968 e deri në vitin 1999.

Ka një veprimtari të larmishme, si krijime origjinale në poezi e prozë, artikuj për migrimet e shqiptarëve në Zelandë të Re, shënime me karakter biografik, librin dokumentar “Ankthi i Pranverës ‘99” për ngjarjet gjatë luftës së vitit 1999 në katundet e Vitisë, ndërkaq monografia e parë e shkruar për Kabashin e Anamoravës mban siglën e tij. Pos punës së mësimdhënësit, ka kryer edhe funksione drejtuese në organet qeverisëse të shkollës, komunës dhe një mandat ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës (1974-1978).

Gjallëroi jetën artistike-kulturore në komunën e Vitisë, vuri në skenë drama të autorëve shqiptarë.

Në kohën e egër të inkuizicionit serb (1991-1999), pa përkrahje të mjaftueshme morale e materiale, nën kërcënimin e përhershëm të policisë serbe me urtësi kreu detyrën e përgjegjësit dhe të mësimdhënësit për paralelet e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, punkti në Kabash. Për shkak detyrës që e ushtroi, ai u arrestua me 17 maj 1994 dhe në lokalet e policisë u torturua nga inspektorët e sigurimit serb në Viti.

Deri tash ka botuar këto vepra:

  1. “Kabashi i Anamoravës”, Prishtinë, 1997, (monografi);
  2. “Ankthi i pranverës’99”, Prishtinë, 2004, (libër-dokumentar);
  3. “Kohë e lumtur”, 2005, Prishtinë, (përmbledhje me poezi);

4 “Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha”, Auckland, 2010, prozë, poezi dhe artikuj për Mërgatën shqiptare në Zelandë të Re;

  1. “Letra, Anekdota, Aforizma”, Gjilan, 2013;
  2. “Na kabashi jem t’ndam nji zjarrmi”, Gjilan, 2013;
  3. “Dallgë malli”, Prishtinë, 2016 (përmbledhje me poezi);
  4. “Tybe këta vetë kabashë janë”, Prishtinë, 2016;

9.“Thërrmija jete”, Prishtinë, 2017 (prozë);

  1. “Letra për babuqin gasterbajter në Gjermani”, Prishtinë, 2017;
  2. “Një atdhe kemi” skenar për film metrazhit të gjatë;
  3. “Lisi” skenar për film metrazhit të shkurtër;
  4. “Orë bukurshkrimi ”, Prishtinë, 2019 (përmbledhje me poezi); Auckland, dhjetor 2020.

Nga viti 1999, jeton me familje në Zelandë të Re. Prej nga ende vazhdon të merret me shkrime duke bashkëpunuar me revista të ndryshme në gjuhën shqipe.

Ku nuk bleron fusha e shpërthejnë pemët mos përmend fjalën pranverë qiellit të qytetit ku nuk fluturojnë pëllumbat e çerdhe dallëndyshet nuk ndërtojnë fjalën liri mos e thuaj ruaje higjienën mos ngul kunja me secilin me të panjerëzishmin zor të ndërrosh fjalë e ecësh shtegut drejtë për dhembjen kur ke dhembje shkruaj mos kopjo vargje dashurie po nuk t’i shkroi zemra nuk vlejnë përndryshe je vetëm notë muzikore false që prish melodinë

MALL I YLBERTË

Nëntë ditë e nëntë net larg

Kish shkuar nuse Doruntina

Vetmonte hënë mbi re

Shtigjeve mbi shkrepa nëpër stinë

Zogjtë shtegtarë iknin e vinin

Në guri të vatrës motra

Shëngjergj për Shëngjergj

Loti shi sixhim i rrëshqiste

Tek mendonte;

Çka u bë me nënën vëllezërit e fjalën e dhënë

Kur hëna shtigjeve të harruara hënizon e nata e lodhur prej erërave dhembjesh s’kam gjumë, mbi tavolinë pune digjem për t’i dhënë dritë emrit tënd yjet abazhurë n’dritare në log betejash vjeshtë e begatë me këngë lirie mendimin mpreh në xixa stralli me shpirtin tek ti e bukura tokë ilire, e bukura CEP MË CEP Që në nisje të jetës. Cep më cep gjeografisë, dashuri, këngë e besë mbollën! Motet e vrarë nga lumturi e zogjve Ilirisë ju sulen: kurthe e kuajsh druri bri rrugëve ngrehen, për të përgjumur baladat zhdukur e plaçkitur pergamenë Arbënisë!

TI PO IK

Ti po ik lejlek zemërthyer

Shtëpinë mbi lisin Te trina

Nuk e gjete në pranverë

Ditën për Diell Burimet,

lumenjtë Livadhet, meratë …

U uzurpuan, u nxorën në ankand

U përpinë me lidhje si të mos kishin qenë kurrë

Ti po ik lejlek, po ik

Sabit ALIDEMA, dhjetor 2020

About Post Author