Sadik Bejko:Ishte viti 1965…


Ishte viti 1965. Kisha shkruar një poezi “Letër nënës.. I ndikuar nga poeti italian Salvatore Quasimodo, nobelist. Në shqip atëherë njihej vetëm një poezi me titull “Letër nënës”, përkthim nga rusi i vetëvrarë S. ESENIN.

Italiani S. Quasimodo e titullonte poezinë e tij “Mater dulqisima”, me sa më kujtohet.

Poezi që e kisha lexuar në një përkthim klandestin në dorëshkrim. Shkruar me dorë, me penë dhe me bojë mbi një.letër format A 4. Mbase përkthimi shqip i librit “Et subito sera” që atëherë në Tiranë në rrethe të ngushta qarkullonte dorë më dorë pa emrin e përkthyesit.

Në poezinë time “Letër Nënës”, vjeshtë 1965, kishte një strofë me shumë helm, për kohën.

Aty thuhej se : në këtë vend ka më shumë trumcakë që shtypen nga elefantë.

Thuhej se në këtë vend ka të vdekur aq r yë tëndësishëm, sa të gjallët i tërheqin thellë në baltë.

Poezinë ua lexova Ahmet Golemit, boksier, poet, dhe Klito Fundos. Të dy miq të mi me të cilët lexonin shkrimet tona. Me ta kisha lexuar Quasimodon por efhe poezi, përkthim klandestin, nga greku nobelist Jorgo Seferis.

Ku të shpje mushka, a ke mend në kokë..drejt në burg shkon më këtë poezi, më tha Ahmet Golemi.

Kliton Fundua, korçari demoniak, qeshi. Mos e tremb djalin, tha. Do t’ia falin, e ka për herë të parë. E shumta, mund t’i presin bursën. Të mos i vazhdojë më studimet E larta.

E pranoj të më presim bursln për studimet, u thashë . Babai im do të shesë , lopën delet…që të kem lekët për të vazhduar studimet.

Kjo që thashë, ishte gjëja më me pa mend që mund të thuhej. Isha dhe nën efektin e verës. Ishte përgjigje krejt naive. Se nuk dija, a i mbulonin shpenzimet e studimeve të mia lopa dhe delet e shitura të atit tim. (Po a mund t’i shiste im atë bagëtitë për mua?…., nuk kisha asnjë gjë të sigurtë në atë deklaratë petetike)

Ahmet Golemi dhe Klitua më duartrokitën. Ah, më thanë, sa e bukur. Djali bën poezi të dyshimta politike , dhe lopët e delet e babait , ndërhyjnë më bulurima e blegërima për ta marrë në mbrojtje.

Kuptova që po talleshin .

Pa pritur me seriozitet më thanë : Hap sytë,Trifon Xhagjikën e vranë, Stavri Rafaelin këto ditë e mbyllën në hapsanë. Mos e krruaj kokën me shtetin, i marrë…

Por poezia ime u botua në gazetën “Drita”. Strofën me elefantë, me të vdekur të fuqishëm, që të marrin më vete në baltë, redaktorët, fare pa më pyetur mua, e kishin

Kjo është historia ime konkrete. KLITO FUNDO dhe Ahmet Golemi, më thanë ruaj kokën, mos e pëso si Trifon Xhagjika ,si Stavri Rafael.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.