Sadik Bejko:Magjia e pavdekur e baladave

Ky më poshtë është një reagim i shpejtë. Mbase një herë tjetër do kem kohë të ftilloj më mirë atë që dua të them.

Po marr shkas nga një pyetje që bëhet në fb për baladën e Rexhës, e Rexhës që e vret kali ditën që martohet.

Është një dhimbje mizore, e verbër, e pashkak…që e bën tragjike, absurde situatën e vdekjes nga një shkelm kali, shkelm që një djalë të ri e lë pafrymë, pa jetë.

Ne, të kohërave të kompiuterit, ne, të larguarve nga vitet kur njeriu jetonte shumë afër te natyra, te mali e te kali, ngjarja e Rexhës na duket krejt banale dhe kërkojmë shkakun e “vërtet” , përtej asaj të një jete fshatarësh, barinjsh, malësorësh…

Ne që mund të kemi udhëtuar nëpër qiej me aeroplanë, por asnjëherë përmbi tokë mbi një kalë, arsyetimin e vrasjes së Rexhës fatkeq e kërkojmë me mendësitë e së sotmes dhe nga pozitat kulturore të së sotmes.

Edhe me pak mend, (me dy gramë mend), e gjejnë shpjegimin. Rexhën e gjorë, na e paska vrarë axha, që t’i marrë pasurinë, shtëpinë, nënën.

.. Kjo fabula fatale e vrasjes së rëndë të një djali të ri në ditën e dasmës, vrasja prej potkonjve të kalit na mbuloka një krim të shëmtuar, krim brenda familjes. Në këtë vështrim na del që balada qenka një falsitet, qenka një tekst që vulos me mister, me poezi tragjike, aktin që realisht ka qenë vrasje e ndyrë, e pastër, e shëmtuar.

Shpjegimi që Rexhën e vrau axha për t’i marrë pasurinë, ngjan shumë logjik, …i motivuar. Shumë racional. Por në tekstin e baladës unë nuk gjej një fill që të më udhëheqë nga kjo logjikë. Në baladë dita e dasmës, e lumturisë më të madhe këmbehet me zinë, me fatkeqësinë më të madhe, me vdekjen. Pa motiv social, pa asnjë shkak. Nga një shkelm kali. Mungesa e këtij “shkaku” e bën tragjedinë më të zezë dhe kujen e dhëmbjes së pashpjeguar e zgjat në pambarim kohe dhe hapësire. Deri më sot.

Kaq më thotë teksti i baladës. Dhe e respektoj tekstin. Para këtij teksti, para baladave, dua vetë të jem fëminor. Dorëzohem.

Unë jam pak reaksionar, mitik dhe fanatik. Jo çmitizues. Jam mjegullor, jo racional. Nuk jam mosbesues ndaj tekstit të baladave. Nuk dua racionalitet në një tekst balade, në një melodi që rreh të më shkundë emocionalisht me një mesazh të absurdit kozmik, pa ndonjë mesazh social, tokësor. Se balada nuk është tekst i prozës narative që thuret mbi bazën e logjikës shkak-pasojë, as prozë reflektive me koncepsion të mendimit… Është tjetër… Është poezi, baladë, mjegull, përrallë. Në kësilloj teksti nuk hyhet me logjikë. Ndaj unë e besoj që Rexhën e vrau kali. Besoj që çami Minush aga i dehur nga rakia e nga xhelozia, nga absurdi, vrau gruan e tij të bukur, e besoj që e muruan Rozafën…që ia lanë dhe sisën jashtë në gur.

E besoj që një stihi, një gjarpër i stërmadh helmoi djemtë e shtëpisë së Dhoqinës. Besoj që Doruntina u kthye te nëna me kalin e vdekur, me vëllanë e vdekur..

Se unë e lexoj baladën (si fëmijë) që të mrekullohem, jo të mendohem. Në përrallë thuhet: Ec e ec kaptuan shtatë male…dhe e gjetën të bukurën e dheut. Në këtë rrëfim është bërë një marrëveshje që këtu mrekullitë, të pangjarat ndodhin. Jemi në përrallë, jemi në baladë. Këtu ndodhin të pandodhurat kurrë. Ndaj hap veshët e mos pyet. Ndieje, pushtohu nga dhimbja, nga tmerri. Nga mrekullia. Që nuk kanë arësye. Tmerri e keqja, e mrekullishmja ndodhin. Kanë ndodhur. Edhe sot cikloni, cunami, tërmeti, vullkani, përmbytja, pandemia … bien mbi ne si tmerri që të merr jetën, pronën, gruan, shtëpinë, djalin e vetëm. Ta merr.

Ndaj ti lexoje baladën, dëgjoje dhe besoji narrativës së zhanrit.

Po kërkove gjëra logjike, mos lexo balada dhe përralla, dhe legjenda. Këto tekste janë si puna e besimit në Zotin. Nuk kërkohet logjikë në punë të besimit … Marrëdhënieja fillon kur ti përtej arsyes…beson, beson dhe vetëm beson.

Nëse beson, hyr në kishë, në xhami, në sinagogë.

Ndaj beso në baladë, shojoje magjinë… mos pyet më tej… mos e prish magjinë, pa hyrë në botën e saj.

About Post Author