Sado larg të jemi në këtë jetë…Floriri Z Petra


….Gjejmë miqtë e vërtetë..!!

*******************************

kopështin e bukur jetë

nuk gjejmë vetëm gonxhe,

çelur mëngjeseve, plot ngjyra

me aromën e tyre të joshin

bëhen muzë krijuese,

kënaqësi për shpirtin

kur i dhuron natyra.!!

Por dalin ferra, driza a shkure

kur bëhen pengesë,

Të ecësh i qetë, udhës jetë..

Duhen krastitur,

apo shkulur nga rrënjët,

Të ndjehesh i lirë,

me vehten e të tjerë

për të shijuar bukuritë e natyrës..!!

Stinët sjellin ndryshime,

në shpirtin e njeriut..

Këto reflekse i perceptojnë

më ndjeshëm poetët..

Duke sjellë vargëzime,

me lirikat e muzës

frymëzimin e tyre…

Si belbëzime fëmijësh

lindur buzës..

Presim pranverën,

nga një dimër i zgjatur

me erëra, borë e stuhi..

Kur shpirti ka ngrirë

nga një ftohtësi..

Por të ngelurit në vetmi

është më i egër,

se një dimër i ftohtë,

kur kërkojmë ngrohtësi,

nga mike e shokë..

Vijnë në sofrën miqësi

me finesë e delikatesë

Pa gjetur shkak, më parë largohen

si gjëlpëra në kashtë,

të lenë pasojën…të thonë kërkoje

Ajde o zemër, jetën përballoje..!?

Vjen shpejt dhe ikën behari

si vapa me Gushtin,

nxiton të mbledhë prodhimet, fshatari

Të mbushet hambari,

zajretë të ketë për dimër,

bukën ta sigurojë vetë…

Eh, çfarë nuk sjell kjo jetë..!?

Dikush e ndjen më shumë

kishte frikë njeriu gjynatar

kur vjeshta vjen me shira

mos mbytej në lumë,

kur rritej sasia e ujit,

bëheshin çudira…

Zgjeronin shtratin lumenjtë

përmbyteshin tokat e lira..

Por shpejt njerzit harrojnë

kur ecim udhës jetë,

se beharin e vogël e kemi

brenda vehtes tonë..

Si busull orientimi, kemi shpirtin

kur ndeshemi me të tjerë..

Lexojmë me kujdes, poezitë

marrim kuptimin e vërtetë….

Kështu vërtitet, kjo jetë..!!

Floriri Z Petra

New Jersey, USA

September 6th, 2019

Të drejtat e autorit rezervuar..

Mund të jetë një imazh i teksti