Sakip Cami-125 vjet më parë shfaqet në SHBA drama kushtuar Skënderbeut


125 vjet më parë shfaqet në SHBA drama kushtuar Skënderbeut

(Nga libri i Halit Dacit “Skënderbeu” botuar në gjuhën angleze në SHBA)

Këto ditë është hedhur në qarkullim nëpërmjet Amazonës libri “Skënderbeu” i autorit shqiptaro-amerikan Halit Daci.
Ky libër sudimor me 828 faqe përmbledh të gjitha veprat letrare dhe muzikore në gjuhën angleze kushtuar heroit tonë kombëtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Dalja në dritën e botimit përkon me 125 vjetorin e shfaqjes së dramës kushtuar Skënderbeut nga Teatri “Fulton Opera House, Lancaster, Pensylvania. USA
Drama eshte pershtatur nga William Dunseath Eaton, nga romani i Disraelit The Rise of Iskander (Lartësia e Skënderbeut)
Aktori eshte Frederick B. Warde aktori me i famshem shekspirian.Siç shikohet edhe në reklamën e datës 14 nëntor 1897 kur është dhënë për herë të parë shfaqja, titulli i dramës është Iskander.
Kjo shfaqje është dhënë mbi 70 herë dhe ka zgjatur nga 14 nëntori i vitit 1897 deri më 15 janar 1898.

Ky libër , për të cilin do të shkruajmë më gjërë për lexuesit , përbën një kontribut tjetër madhor për historiografinë e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sakip Cami

About Post Author