
25 vjet nga ndarja nga jeta e Heroit të Popullit Gjeneral Muhamet Prodanit
(11 tetor 1997)
MUHAMET PRODANI,
FIGURË E SHQUAR E LUFTËS DHE NJË NGA DREJTUESIT
KRYESORË TË USHTRISË SHQIPTARE
Nga Sakip Cami*
“Ai lindi luftëtar, u afirmua si strateg dhe mbeti hero legjendar, legjendë e gjallë e luftës dhe e punës.”
Heroi i Popullit, gjeneral leitnant Muhamet Prodanit, ishte njeri nga figurat e shquara te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare dhe nga drejtuesit kryesor te ushtrise Shqiptare.
Lindi më 5 prill 1922 në Psar të Kolonjës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm e filloi dhe e mbaroi në Korçë. Pushtimi italian e gjeti si student në demonstratat antifashiste dhe për këtë përjashtohet nga shkolla.
Në korrik 1942 rreshtohet në çetën partizane të Kolonjës, ku më vonë u emërua zv.komandant i saj. Në maj 1943, me formimin e batalionit partizan “Hakmarrja” caktohet Zv. Komandant i këtij batalioni. Ai shquhet në të gjitha luftimet për guximin e jashtëzakonshëm që patën partizanët e këtij batalioni në Vithkuq, në Urën e Kovaçit, në Leskovik, në opercionin e Kuqar-Përmetit etj.
Me formimin e Brigadës së parë në Vithkuq, në fillim emërohet komandant kompanie dhe shumë shpejt bëhet komandant batalioni, ku dallohet në luftimet e Pogradecit, Patosit, Dukatit, Martaneshit, Labinotit, Mushqetasë etj.
Në Kongresin e Përmetit, ku u vendos për formimin e Divizionit të parë sulmues, Muhamet Prodani u caktua komandant i Br I Sulmuese.
Muhameti, si bir i nje familje te degjuar kolonjare, me tradita te larta patriotike, qe ne Me krijimin e Brigates se Pare Sulmuese, Muhameti bashke me kolegun e tij, Arif Hasko zevendesuan ne detyre dy nga udheheqesit e shquar te asaj brigate, Mehmet Shehun e Tuk Jakoven, qe kishin lartesuar emrin e saj si njesia kryesore luftarake, shkruan në librin e tij me kujtime Gjeneral Rrahman Parllaku, Hero i Popullit, Nderi i Kombit.
Detyra qe e rendë dhe Muhameti me guxim e aftesi e lartesoi me tej ate. Ai, qe ne ditet e para kur mori komanden e brigadës u perballua me ashpersi me operacionin nazist te Qershorit 1944. Me luftime te vendosura i theu forcat armike, cau perpara, e coi brigaten nga fitorja ne fitore. Ne kuadrin e Divizionit te Pare zhvilloi luftime te ashpra, per clirimin e krahinave te Shqiperise se mesme e te veriut dhe i kurorezoi ato me clirimin e kryeqytetit te vendi, Tiranes. Për clirimin e kryeqytetit, Muhamet Prodani, Hero i Popullit, ka merita të mëdha, të cilat janë errësuar herë pas here.
Muhameti nuk ishte vetem nje udheheqes i shquar i luftes, por me mbarimin e studimeve te larta akademike, u be nje nga drejtuesit kryesor te uahtrise. Ai per aftesi e merita mori detyra te larta komanduese te divizionit e korparmates dhe funksione drejtuese ne Ministrine e Mbrojtjes.
Muhameti mori graden e gjeneral – leitnantit dhe titullin e larte te Heroit te Popullit, titull që e kishin vetëm pak drejtues e luftëtarë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.
Muhamet Prodani është një nga komandantët e lavdishëm të LANC dhe një nga gjeneralët më të përmendur të ushtrisë shqiptare. Ai është bir i Kolonjës së pushkës dhe penës, bir i shquar i Shqipërisë. Burrat e familjes Prodani kanë luftuar brez pas brezi dhe kanë derdhur gjak për lirinë e këtij vendi.
M.Prodani me aftësitë e tij komanduese e drejtoi me guxim këtë brigadë në të gjitha luftimet, përfshirë edhe atë për çlirimin e Tiranës.
Mbas çlirimit të Tiranës më 1 dhjetor 1944 emërohet komandant i Divizionit të III , me gradën nënkolonel. Më vonë emërohet në funksione të ndryshme në njësitë e ushtrisë.
Në vitet 1946-1948, qëndroi në dispozion, pa punë për shkak se nuk shihet me sy të mirë nga Koxi Xoxe.
Në vitin 1950 dërgohet për studime në Akademinë “Frunze” në Moskë, ku vlerësohet shkëlqyeshëm.
Më 1956 emërohet komandant korpusi në Elbasan dhe gradohet general major. Ka kryer detyrat e komandantit të mbrojtjes bregdetare , komandantit të mjeteve të blinduara, komandantit të korpusit të Gjirokastrës për 10 vjet rresht.
Në vitin 1971 emërohet drejtor i përgatitjes luftarake të ushtrisë dhe në vitin 1972 drejtor i përgatitjes operative në Shtabin e Përgjithshëm.
Merr gradën general leitnant dhe më pas Presidiumi i Kuvendit Popullor për meritat e tij në luftë e dekoron me dekoratën më të lartë atë të Heroit të Popullit.
Në vitin 1974 Muhamet Prodani dënohet nga Enver Hoxha së bashku me të ashtuquajturin grup puçist dhe e vuan dënimin në burgun famëkeq të Burrelit.
Pas daljes nga burgu militon me devotshmëri në organizatën e bashkuar të veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare derisa u nda nga jeta me 2 tetor 1997..
Muhameti nuk ishte vetem nje udheheqes i shquar i luftes, por me mbarimin e studimeve te larta akademike, u be nje nga drejtuesit kryesor te uahtrise. Ai per aftesi e merita mori detyra te larta komanduese te divizionit e korparmates dhe funksione drejtuese ne Ministrine e Mbrojtjes.
Muhameti mori graden e gjeneral – leitnantit dhe titullin e larte te Heroit te popullit.
Por kontributin e dhene ne clirimin e vendit dhe ate ne pergatitjen dhe aftesimin e ushtrise per mbrojtjen e atdheut, diktatura e Enver Hoxhes, si shumices se kuadrove kryesore te ushtrise, ja shperbleu Muhametit me diskriminim dhe persekutim; e internoi bashke me familjen dhe e denoi me 18 vjet burgim.
Por Muhameti u qendroi me dinjitet e burreri vuajtjeve e persekutimeve te diktatures. Ai, si disa prej nesh pati fatin ta shikoje permbysjen e diktatures dhe i mbeshteti zhvillimet demokratike te vendit.
X X X
Me 5 prill të këtij viti u kremtua 100 vjetori i lindjes së Gjeneral Muhamet Prodanit, ku familjarë, veteranë të luftës e ushtarakë nderuan kujtimin e tij.Gjithmonë në ballë të furtunave Muhamet Prodani dalloi për trimërinë dhe aftësitë e larta ushtarake. Në 32 vite kreu me sukses disa detyra të rëndësishme shtetërore.
“Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ju solli familjarëve, familjes Prodani, vlerësimet tyre maksimale, ndaj kësaj figure të rëndësishme ushtarake, me vlera të spikatura patriotike dhe atdhetare , të gjeneralit dhe Heroit të Popullit Muhamet Prodani.”Hero i popullit, i nderuar me të paktën 14 tituj e medalje Muhamet Prodani do të goditej rëndë nga regjimi komunist që e cilësoi armik dhe denigroi e përbuzi figurën e tij.“Ky emër do të mbetet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, si një patriot, luftëtar, trim dhe një njeri me zemër të madhe. Fisnik në të gjithë jetën e tij.”
*Zv kryeredaktor i gazetës “Veterani” dhe ish gazetar i gazetës “Ushtria”
