Alba Dajlanaj
Kokën ke përkulur dhe më shikon
fustani yt është i bardhë,
dhe një gjoks shpërthen prej dantellës
Më pushton drita, dridhet,
dhe prek krahët e tu zbuluar.
Të shoh përsëri,
thoshe fjalë të mbyllura e të shpejta
që preknin zemrën me peshën e një jete
që e dija të mbyllur.
E thellë rruga
ku shkiste era
atyre netëve të marsit,
dhe na zgjonte të paditur
si herën e parë.
– Salvatore Quasimodo –
Shqipëroi A. Dajlanaj
