Samari-Nga Petraq J.Pali


I vodhen mushken njerit ne han te Gjirokastres,hanet ne ate kohë kishin rregull,shkarkonin fshatarët mallin,lëronin nga samari mushkën,kalin,pelen apo gomarin dhe i kishin të zotët e hanit në ruajtje kundrejt nje tarife,apo në klering (mall

Do ti për dreq kur u kthye nga pazari,fshatarit ja kishin vjedhur mushkën,kishte ngelur samari dhe disa hejbe bosh.

U bë problem të zotët e hanit u vunë në pozite të vështirë,por dhe të tjerët që kishin sjellë kafshët e tyre u befasuan dhe u shqetësuan.

Fshatari,i inatosur në kulm ulërinte e bertiste sa kishte ne kokë,tundi mëhallën,duke “pallur”

O bobooooo, o më sillni mushkën o do ta shikoni cfarë do bëj, do tundet dynjaja, mushkën sillmëni mushkën time tani në këtë çast,morët vesh,mushkën sillmëni mushkën time.

Se do detyrohem të bëj atë që beri babai im kur i vodhën gomarin,ta dini mire sillmëni mushkën,ja po ju them do çuditet dynjaja,do jem njeri i ndyrë po nuk bëra atë që bëri ima atë..

U mblodhën shumë e shumë njerëz nga të bërtiturat histerike te hallexhiut veç të zoteve të hanit apo karvanxhijtë e tjere edhe nga mëhalla.

Dha e mori u alarmuan dhe disa burra të mëçur e gjetën kusarin dhe i sollën mushkën,gjasme kishte humbur vetë kish këputë kapistrën….

Kur i sollën mushkën,fshatari përdrodhi mustaqe nga gëzimi e u thotë të pranishmëve,shyqyr që e sollët se do ta shikonit çfarë do bëja.

Njerëzit heshtën e thanë shyqyr që u gjënd mushka se Allahu na ruajtë me këtë inat që ka ky….do bënte hatanë.

Mori mushkën dhe po pregatitej të ikte në fshat të tij…njerëzit nuk flsnin fare,u tronditën u trëmbën dhe shikonin të habitur…

Një plak pati krajon e pyet të zotin e mushkës,zotni mushkën e gjete tani pa na thuaj cfrë do bëje siç bëri yt atë kur i vodhën gomarin ?

Hëëëë çcfrynte fshatari e di unë çfarë do bëja….

Po hë i thanë njëzëri njerëzit që morën kurajo nga plaku që e pyeti “burrin egërsirë”…

Ça do bëja?

Ja do bëja atë që babai bëri kur i vodhën gomarin!

Po hë more se na plase cfarë do beje ?

Ja këtë do bëja do merja samarin e do ikja në fshat,atë bëri dhe im atë.

Ja atë do bëja.

Uaaaaaaaaaaaaaaaaa mërmëritën të befasuar mileti.