Sami Arifi-Kosova, shikon tani me dritën e syrit…


Shkruar poezi nga Sami ARIFI
Kosova, shikon tani me dritën e syrit…

Shkruan: Sami ARIFI

I sakatosuri seç dëgjon,
zëri ëmbël e ngushëllon…
N‘zemër e ngrohë i jep zjarr,
shpirti i tij shëndrit ar…

Jo s‘do të zgjatë kjo si përherë,
errësira shpejtë heqet n‘tunell…
Koka t‘krisura do t‘largohen,
mendje t‘dritura po t‘ofrohen…

E përballon vështirësinë,
se nga miqtë merrë fuqinë…
Heqet t‘zitë ullirit,
aromë vije prej drandofilit…
Do t‘vije frymë me zgjim kombëtar,
çdo djehrrinë për ta bër arë…

Mjaft më ishte bërë n’dëm t‘atdheut,
zgjm vije prej Skënderbeut…
Prej Naimit, Mjedës e Fishtës,
për t‘ja ndalur rrugën bishës…
Që përkrahet nga bashkëpunëtor t‘mjer,
ca e ca vite shkjaun lanë nderë…

Tash thuhet mjaft më,
Kosova shtet dinjitet ka…
Serbisë t‘i shterrën lakmit,
jo s‘dëgjohen më shefelit…
As argat e dreçit e t‘birit,
Kosova, shikon tani me dritën e syrir…

About Post Author