Sami Arifi-Kush sipas obligimeve kushtetuese të RK-së dhe marrëveshjes së Kumanovës siguron rregullimin e mbërendshëm dhe mbrojtjen e kufirit të vendit?!…


Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI
Kush sipas obligimeve kushtetuese të RK-së dhe marrëveshjes së Kumanovës siguron rregullimin e mbërendshëm dhe mbrojtjen e kufirit të vendit?!…

Shkruan: Sami ARIFI

Mbrojtja sigurisë dhe rregullimi i brendëshëm i RK-së parashikohet me Kushtetutë të RK-së, por edhe me marrëveshje të Kumanovës nga policia e vendit tonë, ndërsa mbrojtja e kufirit të Kosovës deri në një afat të caktuar, parashikohet ta bëj sipas marrëveshjes së Kumanovës KFORI…
Prandaj këto që janë detyra obliguese të marrëveshjes dhe detyra kushtetuese të RK-së të caktuara duhet t’i kryjen organet përgjegjëse, pra, sigurin, rendin kushtetues policia e RK-së, ndërsa mbrojtjen e kufirit KFORI…

-Mbrojtja e sigurisë së brendëshme e RK-së për qytetarët e vendit është obligim Kushtetues i policisë dhe obligim i marrëveshjes, prandaj çdo shmangëje nga ky detyrim bëhet nga dashakëqijtë dhe armiqtë e vendit tonë…

-KFORI sipas marrëveshjes së Kumanovës obligohet të sigurojë kufirin e Kosovës, prandaj çdo devijim tjetërë është qëllimkeq dhe i instrumentalizuar nga elementi që tenton destabilizim të vendit tonë, duke menduar me prapavijë për ta prezentuar para opinionit botërorë RK-së si një shtet i paaftë dhe jofunksional…

-Policia e RK-së është obliguese të zbatoj me forcë obligimet kushtetuese për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit në tërë territorin e saj…për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave…

-Kërkesa e Serbisë te KFORI për futjen e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë është jo vetëm e paprenueshme dhe në adresë të gabuar por është edhe kërkesë kriminale, cenim i sovranitetit të një shteti, në këtë rast RK-së, ndaj shtetit tjetërë, pra, është cenim i sovranitetit të shtetit tonë nga shteti serb…

-KFORi ka qenë dashur t’i përgjigjet kërkesësë së Serbisë, se, kërkesa e tyre është jo vetëm e paprenueshme por edhe kriminale, sepse dihet që kjo Serbia po me këta politikaj dhe me këtë mentalitet të vjetëruar në ish-Jugosllavi ka bërë katër luftëra kriminale…

-Krimineli serb i cili hedhi zjarr mbi pjesëtarin e policisë së RK-së nuk është çështje e PK-së as e disa opozitarëve për ta liruar këtë kriminel nga burgu, por është çështje e Gjykatës së
RK-së, ku, në sistemin demokratik Gjykata është institucion i pavarur në vendimmarrëje në këtë rast për këtë kriminek i nërsyer nga Serbia kundër pjesëtarit, policit, të vendit tonë që mbrojti rendin dhe sigurinë e qytetarëve të RK-së…

About Post Author