Sami ARIFI-Më lehtë për t’frymuar!…


Shkruan: Sami ARIFI

Më lehtë për t’frymuar!…

Ngritje vertikale drejt majave t’ndriçimit,
zgjerimi horizontal lehtësim i fushëveprimit!
Bardhësia kërkon gjetjen ku ishim,
për lehtësim n’frymarrje që sot mund ta kishim!

Po t’jemi ne sot t’mirë meteorë,
vrojtues t’kohës nesër çka do t’ndodhë!
Krejt s’mund t’i kemi,
por mjaft do t’kishim dhe do t’jemi!

Ngritje t’ndriçuar,
me hapësirë t’bashkuar!
Do t’ishte mundësia,
më lehtë për t’frymuar!…

Po t’jemi ne,
një trup për atdhe!
Nuk do t’ketë kulçedër,
t’zezoi shtëpin tonë t’vjetër!
Do t’fluturoi shqiponja,
nëpër dhenet tona!…

About Post Author