Sami Arifi-Nëntori, muaji i rrugëtimit të kombit…


Sami Arifi

Nëntori, muaji i rrugëtimit të kombit…

Shkruan: Sami ARIFI

Rrugëtimi i kombit në muajin e vështirësisë,

në muajin e dhembjes e të krenarisë!…

Rrugëtimi i kombit muaji nëntor,

i gjakosur flamuri valvoi dorë më dorë!…

Përkundër dhembjeve aspiratat vazhduan,

deri n‘pavarësi rrugëtimet s‘u shuan!…

Edhe pse t‘coptuara territoret arbërore,

flamuri kuq e zi u ngritë tani prore!…

Djelli e ndriçoi prapë flamurin e madhështisë,

t‘Gjergj Kasriotit-Skënderbe mbi çatitë e shtëpisė!…

Ndriçoi Perëndia flamurin e t‘parit,

gëzimet e shumëpritura n’çdo zemer t’shqiptarit!…

U ringjallë prapë kombi n‘Nëntorin e Dytë,

flamuri i t‘parëve n‘Diell për t‘shëndritë!…

N‘muajin e nëntorit betejat s‘pushan,

drejtat kombëtare çdo ditë u avansuan!…

Vazhdojnë përpjekjet me nëntor të mbarë,

deri n‘realizim t‘sovranitetit kombëtar!…

About Post Author