Sami Arifi-Ngritja n’pjedestal e Flamurit Kuq e Zi!


Mashështi e bardhësi,
ngritja n’pjedestal e Flamurit Kuq e Zi!
Pas gjakosjes dorë më dorë,
flakëron Flamuri n’Vlorë…

Për frymëzimin e lirisë Arbërisë,
mbeti prushi i Pellazgjisë!
Që nga Thoti e te Agroni,
s’u larguan kurrë nga froni!
Ishte Teuta mbëretëresh,
Nora Kelmendi një sokolesh!

T’gjithë trimat duke luftuar,
atdheun kurrë pa e harruar!
Prapë po vije krushku i parë,
Skënderbeu n’Krujë ka ardhë!
Me treqindë kalofës n’Kshtjellë ka hy,
ngritë Flamurin n’Krujë Kuq e Zi!

S’do t’harrohet kurrë shenjtria,
do t’zotërohet prapë Iliria!
Do t’zgjerohemi hap më hap,
n’truallin tonë t’larë me gjak!
T’flakëroi flamuri i të parëve,
ku ishin atje troje t’shqiptarëve!

Pas gjakosjes dorë më dorë,
flakëron flamuri nga Qenali prapë n’Vlorë!
Madhështia sot aty e ka fillimin,
kah kemi rrënjët s’ndalon ngulimin!

Shkruan: Sami ARIFI