Si ta gëzojmë ne tokën tonë?!
Shkruan: Sami ARIFI
Ku na lanë nënë e loke,
pijmë ujtë s’pari t’kësaj toke!
Ku frymuam s’pari oksigjen,
u bëmë pjesë n’të shtrenjtinatdhen!
Ishin varrosur aty etërit tanë,
n’përpjekje për t’mbrojtur vatan!
Këtu ngrohë dielli timen shtëpi,
veç këtu shpirti gjenë qetësi!
N’dhene t’huaja jeta është kot,
me askend s’njihesh dot!
Si t’bëjmë risi tani ne,
ta zbukurojmë t’shtrenjtin atdhe!
T’bëjmë jetën për t’u gëzuar,
për atdhen tonë për t’punuar!
Se kështu e gëzojmë ne tokën,
flasinshqipet me vëllae motrën!
Ndryshe kemi për t’u djegur,
dheu i huaj s’ka për t’na tretur!
S’fundi eshtërat n’dhe tonë t’hyjnë,
ndaj etërve tonë t’kruejm porosinë…
Ne kështu gjatë e ruajmë vehtën,
eshtërat tonë veç n’atdhe kur tretën…
