Sami Arifi-S‘ka kush që shkel këtë dhe…


Poezi shkruan Sami ARIFI
S‘ka kush që shkel këtë dhe…

Shkruan: Sami ARIFI

N’mes vete po s’u kuptuam,
nga bashkëpunëtor-armiq mbaruam…
Po u bëmë një t’gjithë ne,
s‘ka kush që shkel këtë dhe…

Po e forcuam ligjin,
s‘ka kush që na i shkel bishtin…
Kur n’trojet shqiptare,
ushtri ke me komandë kombëtare…

armiqtë bien n’hendet,
I lënë kockat vet…
S‘ia mësun më ksaj votre,
armiqtë e kësaj toke…

Kah qan shpata shkon drejtësia,
ndër ne humbin vese t‘këqia…
Mençuria bën fuqinë,
krijon vlera dhe cilësinë…