Sami Arifi-Veprimtarit të madh të çështjes kombëtare…


Shkruar nga Sami ARIFI

Veprimtarit të madh të çështjes kombëtare…
(Kushtuar Metush Krasniqit)

Veprimtari i çështjes kombëtare Metush Krasniqi

Uragan i lirisë,
i ndjekur nga UDB-ashë t’Serbisë!
I vendosur për liri,
s’ndalej kurrë n’veprimtari!

Metush Krasniqi nga fshati Dajkoc i Gjilanit,
për frymëzim kundër dushmanit!
Mësimdhënës më 1951 n’shkollë fillore n’Shipashnicë,
thotë; t’i lëmë armiqtë pa hapësirë hiç!
S’bashku me shokë n’arsim,
formoi organizatën ilegale për veprim!
Një vit më vonë n’fshatin Roganë,
me atdhetarë n’këtë shkollë veprime bënë!

Nga UDB-ashë bashkëpuntorë uk,
u shpërngul ai për në Shkup!
N’nëntor t’vitit 58-të,
e dënuan me burg 18 vjet!
T’kacafytur armiqtë për pushtet,
Metushi vuajti burg t’rëndë 8 vjet!

Pas vuajtjes burgut t’rëndë,
kthehet n’vendlindje te ajo nënë!

Vazhdoi n’Prishtinë studimet n’Fakultetin Juridik,
në vitin 1970 punoi n’Shkollën e Mesme n’Teknikë!
“ 18 Nëntori në Prishtinë”,
t’punoi me atdhetarë që do t’vijnë!

Do Ristiqa e Petriqa që kishin ardhur nga Serbia,
thotë Metushi; u bënë kryetarë n’qytete t’mia!
Njeri n’Prishtinë tjetri n’Gjilan,
Metush Krasniqin n’arsim se lanë!

Por ky trim një uragan,
s’duron shtypje as tiran!
N’ballë t’aksioneve n’ilegalitet,
e emërojnë “Lëvizja Nacional-Çlirimtare në Kosovë dhe në Vise tjera të Shqiptarëve në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) n’udhëheqje shokë të vet!

Xhaxhan n’vitin 85 n’burg prapë e çuan,
dhe mundimet shumë ia shtuan!
Armiqtë me forcë e torturuan,
asnjëherë s’mund e dorëzuan!
Nga torturat n’skajshmëri,
shkoi atdhetari n’përjetësi!

Sot me nderime shkolla n’Roganë,
me krenari emrin mbanë!
Se harron i tërë kombi shqiptar,
e nderon këtë atdhtar!

Shkruan: Sami ARIFI

About Post Author